Rakipi dhe Ndroqi në “listën e zezë“ të SHBA për Ballkanin Perëndimor, reagon Sekretari Blinken

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka reaguar në lidhje me listën e re të personave të shpallur “non-grata” nga SHBA. Me anë të një postimi në Twitter, Sekretari Blinken shprehet se vendimi vjen për të përcaktuar persona që kanë kryer aktivitete destabilizuese dhe korruptive.
“Sot, Departamenti i Shtetit dhe @USTeasury ndërmori veprime për të caktuar aktorë në Ballkanin Perëndimor për aktivitete destabilizuese dhe korruptive. Shtetet e Bashkuara dhe partnerë si MB po mbajnë përgjegjës ata që kërcënojnë stabilitetin, përparimin dhe integrimin evropian të rajonit”- shkruan zoti Blinke.