E Shtunë, 31 Tetor 2026

Video Prifti-Beqiraj dosja ne Gjykaten e Larte

Në limitin e afatit ligjor, Prokuroria e Përgjithshme i ka nisur në Gjykatën e Lartë dosjen e hetimit për ish- ministrin e Ekonomisë, Dritan Prifti dhe Leonard Beqiraj ish- zevendësin e tij, të cilët shfaqen në një video duke shpërndarë një sasi parash.

Ndaj dy ish-zyrtarve rëndon akuza për korrupsion pasiv. Nje muaj me pare avokatë mbrojtës të zotit Prifti kishin kërkuar shtyrjen e dorëzimit të dosjes për gjykim me pretendimin se do te paraqesinin disa prova shtesë rreth kësaj çështjeje.

Videoja mban daten 10 mars 2010 dhe eshte bere publike nje televizion nga Spartak Braho, ish-depute i LSI-së dhe keshilltar i zoti Ilir Meta në çeshtjen gjyqësor ndaj tij, duke deklaruar se video eshte është regjistruar nga vetë Dritan Prifti, 10 ditë pas filmimit të videos Meta- Prifti, me të njëjtat mjete filmimi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›