Shitet për 80 milionë dollarë

Njoftimi për vënien e pikturës në shitje është publikuar në web-faqen e Art Council England, sipas së cilës veprat e tilla është e lejueshme të shiten edhe jashtë vendit.
Piktura “Child With a Dove” është krijuar në vitin 1901, dhe ajo shënon fillimin e ‘Fazës së Kaltër’ të mjeshtrit spanjoll. Piktura, e cila shfaq fëmijën që në duar mban një pëllumb, dhe një top me ngjyra afër tij, i takon familjes Aberconway dhe ajo vitin e kaluar ishte huazuar për ekspozim në Londër nga Courtauld Gallery.
Sipas Arts Council England, vlera e veprës llogaritet të jetë rreth 80 milionë dollarë, megjithëse ky është vetëm një vlerësim i përafërt.
Një pikturë tjetër e Picassos, “Nude, Green Leaves and Bust”, është shitur në një ankand të vitit 2010 për 106.5 milionë dollarë.