Këngët e padëgjuara të Aaliyah

Aaliyah (22) ishte një prej yjeve në ngritje të muzikës RnB, megjithëse karriera e saj u ndërpre tragjikisht në vitin 2001, kur humbi jetën në një aksident ajror.
Producenti J Dubb, i cili dikur bashkëpunoi me këngëtaren e talentuar, në Twitter’in e tij shkroi porosinë se së shpejti do “të nxjerr këngët e reja” të saj.
Ai ka sqaruar se kënga e parë e Aaliyah quhet “Steady Ground”, dhe se pas saj do të vijnë edhe këngët e tjera të papublikuara të këngëtares, të cilat u krijuan në kohën e punës së përbashkët në studio.
Pak para fatkeqësisë, këngëtarja kishte publikuar albumin “Aaliyah”, ndërkaq një vit më vonë në treg doli edhe kompilacioni “I Care For You”, pjesë e të cilit po ashtu ishin disa këngë të papublikuar derisa Aaliyah ishte gjallë.