Reeves përgatitet për “Bill and Tod 3”

"E kemi skenarin, dhe jemi shumë të kënaqur”, tha Reeves për gazetën, derisa sqaroi se ai dhe Alex Winter (Bill) do të punojnë së bashkë edhe në pjesën e tretë të filmit.
“Kaluan 21 vjet që nga pjesa e fundit e ‘Bill dhe Ted’”, theksoi tutje 47-vjeçari Reeves. “Ndërkohë, unë pata një shkrirje klasike të të 40’ave. Vërtet po. Është paksa e turpshme, por ndërkohë u shërova. Ishte zbavitëse, sepse e tëra më dukej sikur të isha adoleshentë për herë të dytë”, sqaroi Reeves arsyet e mospranisë së tij në skenë.
Ndryshe, filmi i vitit 1989 “Avendturat e Bill dhe Ted” ishte ai që shënoi fillimin e karrierës aktoriale të Reeves në Hollywood. Pjesa e dytë e filmit u xhirua dy vjet pas të parës. E tani, pritet që në pjesën e tretë të filmit Bill dhe Ted të mundohen të shpëtojnë planetin me ndihmën e “një kompozicioni të përkryer”.