E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore gjobiten ndotesit e detit

Inspektoriati ndërtimor në bashkinë e Vlorës ka bllokuar disa ndërtime në zonën e ujit të ftohte, të cilat kanë ndotur rëndë bregun e detit me inerte.

Gjatë ndërtimeve sasi të mëdha gurësh dhe dherash janë shkarkuar në det, duke dëmtuar në mënyrë të rëndë mjedisin.

Inspektoriati pas bllokimeve ka gjobitur me nga 2 milionë lekë të vjetra firmat shkaktare. Ndërkohë, u është lënë 5 ditë afat atyre për kthimin e zonës në gjendjen fillestare.

Vec kësaj, firmat janë paralajmëruar se në rast të kundert do rishikohet leja e ndërtimit dhënë firmës, si dhe licensa e transportit.

Nënkryetari i bashkisë së Vlorës, Edmond Leka deklaroi se do të merren masa ekstreme ndaj të gjithë atyre që krijojnë ndotje të tilla, sidomos në zonën e bregdetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›