E Shtunë, 31 Tetor 2026

Server Shqiperia e madhe ide shkaterruese

Analisti i njohur i cështjeve të Ballkanit, Daniel Server ka deklaruar se ideja e bashkimit të Shqipërisë me Kosovën dhe trevat e tjera shqipfolëse në Ballkan është “e tmerrshme”.

Në një intervistë për “REL”, Server është shprehur se një gjë e tillë do të ishte shkatërruese për Kosovën, Shqipërinë dhe gjithë fqinjët e tjerë të rajonit.

“Për pyetjen nëse kjo ide më pëlqen, përgjigjja ime është jo. Por, nëse më pyesni nëse kjo ide duhet të prezantohet publikisht, përgjigjja është po, sepse politikisht është me e shëndetshme që ajo të dalë në dritë dhe t’i nënshtrohet polemikës dhe kritikës publike”, ka deklaruar Server.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›