Video-përgjimi, Gjykata e Lartë nis sot gjykimin ndaj Metës
TIRANË- Nis sot në Gjykatën e Lartë procesi i gjykimit ndaj ish-zv kryeministrit dhe ish-ministrit të Jashtëm Ilir Meta. Pritet sot dëshmia e Dritan Priftit i cili publikoi dhe videon skandal pas së cilës nisi hetimi ndaj Metës.
Pak ditë më parë Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e zëvendëskryeministrit Ilir Meta për pushimin e cështjes së nisur ndaj tij në lidhje me videon e publikuar në fillim të vitit, e cila sipas tij nuk mund të merrej si provë.
Sipas Gjykatës video do të shërbejë si provë, ndërkohë që ajo ka hedhur poshtë akt eskpertimet e kryera nga ekspertë amerikanë dhe anglezë si dhe deklarimet e ish ministrit të Ekonomisë Dritan Prifti. Meta do t’i nënshtrohet një gjykimi të rregullt gjyqësor, ndërsa është shprehur se do të marrë pjesë në cdo seancë në Gjykatën e Lartë.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)