E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Lartë "vulos" sot fatin e Ilir Metës

TIRANË- Gjykata e Lartë "vulos" sot për fatin e ish-numrit dy të qeverisë shqiptare, Ilir Meta. Kolegji Penal i kryesuar nga Ardian Dvorani, në mesditë do të shqiptojë dhe verdiktin për të pandehurin Meta, ndaj të cilit rëndon akuza e korrupsionit aktiv.

Prokuroria ka kërkuar dënimin fajtor të ish-zv.kryeministrit me 2 vite burg dhe 1 milion lekë gjobë. Ndërkohë që, Ilir Meta këmbëngul për pafajësi. Sido që të jetë vendimi, pro apo kundra kreut të LSI-së, përballja e tij me drejtësinë përfundon këtu. Mësohet se sido që të jetë vendimi, prokuroria por edhe vetë Ilir Meta nuk do kenë mundësinë ta ankimojnë vendimin.
(ma.ar/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›