Video-pergjimi merret ne hetim edhe ish-zv.ministri i METE-s Beqiri
Ish-zv.ministri i Ekonomise Leonard Beqiri eshte person ne hetim nga Prokuroria e Pergjithshme pas rikuperimit te videos se fshire nga kompjuteri portabel i Dritan Priftit. Procedimi penal ne te cilin hetohet ish-zv.ministri Leonard Beqiri eshte regjistruar ne Prokurorine e Pergjithshme me nr.2 ne daten 9 shkurt 2011. Dosja eshte hapur ndaj Dritan Priftit per te cilin eshte kerkuar heqja e imunitetit nga Parlamenti si dhe ndaj ish-zevendesit te tij ne Ministrine e Ekonomise Leonard Beqiri. Ne nje video te nxjerre prej kompjuterit te Dritan Priftit nga nje ekspert amerikan Leonard Beqiri eshte regjistruar teksa ndante me Priftin nje shume rreth 70 mije euro.
Sipas akt-ekspertizes se specialistit amerikan videoja ne fjale eshte regjistruar ne oret e pasdites ne zyrat e Ministrise se Ekonomise ne daten 11 mars 2010. Nje dite para se te ndante me zevendesin e tij 70 mije euro Dritan Prifti kishte pergjuar biseden me ish-zv.kryeministrin Ilir Meta.
Hetimi
Pasi eshte njohur me videon e gjetur ne kompjuterin lap top te cilin Dritan Prifti e dorezoi si prove materiale rreth nje muaj me pare Prokuroria ka nisur menjehere hetimet ne lidhje me 70 mije eurot. Ne hetim mesohet se jane perfshire dy protagonistet e regjistrimit vete Prifti dhe zevendesi i tij Leonard Beqiri. Autori i pergjimit i cili e kishte fshire videon e dates 11 mars 2010 sipas Prokurorise dyshohet se ka kryer vepren penale te korrupsionit pasiv te funksionareve te larte shteterore ose te zgjedhurve vendore ne bashkepunim te parashikuar nga nenet 260 e 25 te K.Penal. Nderkaq ish-zv.ministri Leonard Beqiri sipas Prokurorise dyshohet se ka kryer vepren penale korrupsion aktiv te funksionareve te larte shteterore ose te zgjedhurve vendore ne bashkepunim. Sipas Prokurorise hetimi i ish-zv.ministrit Beqiri eshte i nevojshem per shkak se ne video ai duket qarte se eshte i pershire ne nje marredhenie financiare me Dritan Priftin ku dyshohet se behet fjale per perfitime te parregullta. Nderkohe sipas Prokurorise duke nisur nga dita e sotme pritet te sqarohen detaje te metejshme te kesaj ceshtjeje pasi ende nuk eshte marre deshmi nga ish-zv.ministri ne lidhje me pergjimin ku ai eshte filmuar duke ndare parate me Dritan Priftin. Po keshtu per kete ceshtje nuk eshte pyetur ende as vete ish-ministri Prifti pasi videoja e rikuperuar ka mberritur ne organin e akuzes me 9 shkurt 2011. Menjehere pas kesaj eshte vepruar me kerkesen per heqje imuniteti drejtuar Kuvendit te Shqiperise pasi organi i akuzes nuk mund te kryeje veprime hetimore te metejshme pa pasur autorizimin e Kuvendit ndaj Priftit. Nderkohe sipas Prokurorise veprimet hetimore me ish-zv.ministrin do te zhvillohen normalisht sapo te sqarohet ceshtja pasi ai nuk ka imunitet parlamentar.
Hetimi
Prokuroria e Tiranes fillloi hetimet ne lidhje me videon e bere publike nga emisioni Fiks Fare ne date 11 janar 2011. Bazuar ne materialet e regjisruara nga Dritan Prifti prokuroria e Tiranes konkretisht Njesia Task Force filloi hetimet verifikuese. Pas sekuestrimit te dokumentacionit per emerimet tenderat dhe koncesionet per te cilat flitej ne bisede prokuroria e Tiranes hoqi dore duke u kaluar ceshtjen prokurorise se Pergjithshme. Kjo e fundit eshte kompetente per hetimin e
personave me imunitet parlamentar te cilet nuk mund te hetohen nga prokurorite me te uleta.
Trazhgim Sokolaj