Deputetet me certifikata sigurie. Kreu i SHISH gati te deshmoje per 21 janarin
Kreu i Sherbimit Informativ Shteteror Bahri Shaqiri do te jete ne komisionin hetimor parlamentar kete jave per te raportuar per ngjarjet e 21 janarit. Kjo pasi te gjashte deputetet e Partise Demokratike anetare te komisionit hetimor tashme kane marre te drejten te zhvillojne nje seance me kreun e SHISH-it. Burime te besueshme bejne te ditur per gazeten Panorama se ditet e fundit ka mberritur edhe certifikata e sigurise e secilit prej deputeteve te komisionit. Ky dokument i cili leshohet nga Drejtoria e Sigurimit te Informacionit te Klasifikuar nje institucion ne varesi te Keshillit te Ministrave eshte depozituar ne Parlament per pese anetaret e komisionit hetimor
pasi Fatos Hoxha e ka ate per shkak te pjesemarrjes ne Komisionin e Perhershem Parlamentar te Sigurise Kombetare.
Ligji
Sipas ligjeve ne fuqi nje anetar i Parlamentit ose nje punonjes i stafit te Kuvendit qe asiston ne punimet e komisionit te sigurise kombetare duhet te pajiset me certifikaten e sigurise e cila plotesohet nga disa institucione. Secili prej tyre kalon ne filter deputetet dhe punonjesit e Kuvendit qe do te kene ne dore materialet dhe ne fund nenshkruhet nje deklarate sipas se ciles nese del nje informacion sekret mbahet pergjegjesi penale. Dhenia e certifikates se sigurise per anetaret e komisionit eshte nje prej detyrave te parashikuara ne ligj per Drejtorine e Sigurimit te Informacionit te Klasifikuar. DSIK-ja ka keto detyra Mbikeqyr rregullat e sigurimit fizik ushtarak dhe elektronik te informacionit te klasifikuar si dhe te anes teknike te marrjes perpunimit administrimit dhe arkivimit te tyre ben certifikimin e personelit i cili do te administroje informacionin e klasifikuar thuhet ne faqen zyrtare te kesaj drejtorie. Ne fakt anetaret e komisionit u pajisen me kete certifikate pak dite pasi u miratua lista me emrat e zyrtareve me te cilet do te zhvilloheshin seancat degjimore per marrjen e informacioneve. Por per shkak te disa procedurave zyrtare per te cilat burimet nuk japin hollesi vlefshmeria e ketyre certifikatave u ribe vetem pak dite me pare. Kreu i Sherbimit Informativ Shteteror eshte i vetmi nga kreret e institucioneve te thirrur qe nuk ka raportuar ne komisionin hetimor me perjashtim te Presidentit Bamir Topi i cili e ka quajtur antikushtetuese kerkesen e komisionit. Te henen e ardhshme ne oren 11.00 eshte parashikuar mbledhja e radhes e komisionit dhe aty do te caktohet edhe dita kur do te raportoje Shaqiri. Kryeministri Sali Berisha akuzoi ne Parlament ne 23 janar ne nje mbledhje te jashtezakonshme Sherbimin Informativ Shteteror se nuk ka dhene asnje informacion per ngjarjet e dhunshme te 21 janarit. Sipas tij Shaqiri i ka derguar nje leter kreut te policise Hysni Burgaj nje dite perpara protestave ku eshte shprehur se nuk ka asnje informacion.
Komisioni
Komisioni hetimor parlamentar per hetimin e ngjarjeve te 21 janarit do te kete sot ne mesdite mbledhjen e radhes. Gjate kesaj mbledhjeje pritet te merren ne administrim te gjitha materialet qe kane ardhur nga institucionet kryesore te shtetit per ngjarjet e nje muaji me pare. Deri tani puna e komisionit eshte perqendruar ne marrjen e informacioneve nga zyrtaret me te larte per 21 janarin. Njekohesisht komisioni ka vijuar me marrjen e deshmive nga deshmitare okulare qe kane qene pjesemarres ne keto ngjarje.
Adi Shkembi