E Diel, 1 Nëntor 2026

Adelina pas denoncimit të motrave Koçi vjen me këngë

Pasi bëri publikisht të ditur se do të denonconte motrat Eni dhe Greta Koçi, për publikimin e disa fotove tendencioze (se Adelina ishte pa të mbathura në skenë), këngëtarja seksi nga Kosova, Adelina Berisha, ka përgatitur këngën e re për fansat e saj. Adelina këto ditë sapo ka përfunduar xhirimet e videoklipit të saj më të ri dhe menjëherë e ka bërë publik lajmin për këngën e re në sitet kosovare. Ajo ka udhëtuar drejt Vlorës dhe Dhërmiut, vend ku edhe është xhiruar klipi dhe gjatë një prononcimi Adelina ka thënë se pavarësisht lodhjes gjatë xhirimeve ajo është ndarë e kënaqur me punën e bërë. “Videoklipin e këngës e ka punuar kompania ‘Vector group’. Jemi lodhur shumë gjatë xhirimeve, por në fund jam e kënaqur me punën që e kemi bërë”, ka thënë bukuroshja. “Kënga është punuar nga Dj Zap dhe Dj Chriss dhe e miksuar në studion e Enis Preshevës. Besoj që edhe kjo këngë e përcjellur me videoklip do të pëlqehet si këngët e mia të mëparshme”, ka pohuar Adelina. Ajo gjithashtu ka postuar edhe disa foto pikërisht nga xhirimet e klipit. Këtë fillim gushti Adelina u vu në qendër të vëmendjes së mediave pas publikimit të disa fotove që e shfaqnin këngëtaren gjatë një performance. Në fakt fotot ishin në rregull, por komenti që i shoqëronte ato nuk shkonte. Pikërisht cilësohej se këngëtarja e re nuk kishte veshur të mbathura. Më shumë kjo fjali, sesa vetë fotot, bënë më tej xhiro në gjithë sitet e lajmeve rozë në Shqipëri dhe Kosovë. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Adelinës, e cila vendosi edhe si autore të kësaj ngjarjeje dy kolege të saj. Pikërisht motrat Greta dhe Eni Koçi, të cilat pohoi se do t’i padiste në gjykatë…

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›