Berisha: Zgjedhjet vendore, test politik për qeverinë
Kryeministri Sali Berisha ka deklaraur se zgjedhjet lokale të 8 majit do të jenë një test politik mjaft i rëndësishëm për qeverinë.
Në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat kreu i qeverisë Berisha theksoi se mazhoranca do të bëjë çdo gjë që të garantojë një proces të lirë dhe të ndershëm.
“Kemi një vit, dhe ju garantoj se do të jetë më të qarti dhe më të sukseshsmi, një test shumë i rëndësishëm politk dhe këto janë zgjedhjet vendore” theksoi Berisha.
Gjithashtu kreu i qeverisë duke iu referuar edhe zgjedhjeve të mëparshme theksoi se zgjedhjet e 2009-ës ishin më të lirat që janë organizuar ndonjëherë në vend.
“Çdo zgjedhje është provë shumë e rëndësishme. Në vitin 2007 kjo parti në pushtet dhe aleatët bëri gjithçka dhe pavarësisht nga kritikat nuk kishte tendeca për manipulime. Shqiptarët në 2009 votuan në zgjedhje të lira, dështoi çdo përpjekje për të marrë peng votën e tyre. Në 2011 shqiptarët do votojnë të lirë njëlloj si vendet e zhvilluara të Europës dhe ky është zotimi dhe angazhimi im” theksoi Berisha.
Kryeministri Berisha duke shprehur edhe njëherë gadishmërinë e mazhorancës për të hequr dorë nga imuniteti garantoi se nuk do të ketë asnjë pengesë për hetim nga drejtësia për korrupsion.
“Z. Kryetar i Grupit Parlamentar, bashkë me komisionin do të përgatisni deklaratën që do të firmoset duke filluar nga unë dhe gjithë anëtarët e mazhorancës, të bëhet ndërhyrja e nevojshme në rregulloren e Kuvendit dhe të adaptojmë një standard të cilin e praktikon vendi më i madh i BE-së, Gjermania, prej shumë e shumë vitesh”, theksoi Berisha.
Ai u shpreh se do të merret modeli gjerman për ketë çështje, duke qenë se Bundestagu nuk e ka parë të arsyeshme që të ndërhyjë në Kushtetutë. “Nuk kanë bërë ndërhyrje në Kushtetutë dhe përdorin këtë praktik. Le ta marrim këtë shembull, garantojmë se nuk do të ketë asnjë lloj imunitetit për korrupsionit dhe krimit. Për të tjerat është procedurë tjerë”,shtoi më tej Berisha.
Kryeministi Berisha gjithashtu duke iu referuar çështjes së zgjedhjeve, tha se maxhoranca është e hapur për amendimet e opozitës, por pa shkelur Kushtetutën, pa shkelur ligjet dhe mbi të gjitha sekretin e votës pasi sipas tij vota është e fshehtë në çdo vend të botës.
"Zoti Rama është i ofruar të paraqesë amendamentin për zbatimin e tij. Jemi të hapur për çcdo lloj standardi që përputhet me normat për zgjedhje të lira. Askush nuk mund të pranojë të kontrollosh sekretin e votës. Se larvon ti në bunkerin ku ke lindur nuk do të thotë se shqiptarët kanë ngelur në bunker. Vota ka sekretin e saj dhe është kusht fondamental për zgjedhje të lira e të ndershme. Në zgjedhjet e fundit në Britani, OSBE dërgoi edhe përfaqësues nga Shqipëria ku ishin Oerd Bylykbashi dhe Damian Gjiknuri. Kur u interesuan për votat ju thanë se për 22 ditë mund të shqyrtohen votat nga Gjykata ndërsa pas këtij afati si prek njeri mbi tokë sepse vota është sekret edhe ne shqiptarët duhet ti mësojmë disa koncepte nëse nuk i kemi", tha Berisha.
Gjithashtu kryeministri Berisha theksoi se mazhoranca është e gatshme të bashkëpunojë me opozitën nëse kjo e fundit dëshmon vullnet për ndryshimet ligjore dhe kushtetuese të reformës zgjedhore.