Videoja Topi Te hetoje drejtesia

Presidenti i vendit, Bamir Topi ka inkurajuar prokurorinë që të hetojë në mënyrën e duhur dhe të nxjerrë të vërtetën mbi videon e transmetuar nga “Fiks Fare”, ku shfaqet zëvendëskryeministri Ilir Meta duke udhëzuar aferat për tenderat.
“Tashmë kjo është një cështje e juridiksionit të prokurorisë, të cilën e inkurajoj jo vetëm për të bërë detyrën e saj por edhe për të bërë transparencë. E inkurajoj të hetojë dhe të bëjë transparencë hap pas hapi, sepse ka mjaft ngjarje me sensibilitet të madh, që duhet të certifikohen hap pas hapi”, ka deklaruar Topi.
Kreu i shtetit ka theksuar se një hetim transparent është i domosdoshëm, në mënyrë që të tregohet se në Shqipëri funksionon shteti ligjor.
“Duhet të respektojmë institucionet, shtetin ligjor dhe vetëm atëherë mund të shkojmë drejt shtetit të së drejtës”, ka shtuar Topi.