E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne Durres thellohet bilanci i pushuesve te mbytur ne ujerat e Adriatikut

Thellohet bilanci i pushuesve që kanë humbur jetën si pasojë e mbytjes në ujërat e detit Adriatik.

Olsi Shero 19 vjeç, nga Vora është gjetur i mbytur nga pushuesit e tjerë, në plazhin e Sektorit Rinia.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e se dielës në Sektorin Rinia 6 km në veri të Durrësit.

Sipas policisë, 19-vjeçari nga Vora është mbytur në det, ndërkohë që po lahej, së bashku me të afërmit e tij.

Në momentin qe është futur për tu larë ai ishte larguar disa metra nga bregu dhe si pasojë e dallgëve dhe thellësisë nuk ka mundur të dale sërish në breg.

Kanë qenë pushuesit të cilët ishin duke u larë aty pranë të cilat janë munduar t’i japin ndihmën e parë, por ka qenë shumë vonë pasi 19-vjeçari kishte ndërruar jetë.

Trupi i pajetë i të riut do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të mësuar shkaqet e plota të vdekjes 19-vjeçarit.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›