E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, vritet 75 vjeçari, tentoi të mbronte të birin

KORCE- Një zënkë mes të rinjsh ka degjeneruar deri në vrasjen e një të moshuari në fshatin Pojan të Korçës.

Nga të dhënat e para hetimore, të marra nga policia, viktima Ali Zeneli ka gjetur vdekjen pasi është qëlluar me mjete të forta nga 3 të rinj, të cilët po grindeshin me djalin e tij.

Ngjarja u shënua mbrëmjen e së dielës në një lokal të fshatit Pojan, kur i biri i 75 vjeçarit, Petrit Zeneli është grindur për motive të dobëta me 3 të rinjtë, Mariel, Eduard dhe Bledar Demiri.

Në një moment viktima ka tentuar të dalë në mbrojtje të të birit, por është qëlluar me mjete të forta nga të rinjtë. Ali Zeneli, 75 vjec ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa policia me të mbërritur në vendngjarje ka bërë të mundur arrestimin e të akuzuarve si autorë të vrasjes, si dhe djalin e viktimës. Një grup hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes.
(s.g/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›