Shala: Dell ka ftuar ata qe kanë shkaktuar probleme

Nënkryetari i AAK-së Blerim Shala, ka komentuar për “Radio Dukagjinin”, mos prezencën e përfaqësuesve politik në takimet qe është duke i zhvilluar ambasadori amerikan Dell.
Dell është takuar vetëm me Kreun e PDK-së, Hashim Thaçin, atë të LDK-së Isa Mustafa, ndërsa në këtë takim ishte edhe Behxhet Pacolli.
Ai shprehet i bindur se aktualisht ekziston vullnet shumë i mirë që të arrihet një marrëveshje politike qe të dilet nga kriza.
“Tryeza e përbashkët do ta mbahet nga institucionet e Kosovës dhe jam i bindur se brenda asaj tryeze do të arrihet dhe nënshkruhet marrëveshja “, ka thënë me tej Shala.
Sipas tij, qëndrimi i AAK-së, nuk ka ndryshuar, nuk do të jenë ne seancë të Kuvendit pa pasur paraprakisht marrëveshje mes partive politike.