E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moti, nga nesër temperatura nën zero

Temperaturat nën zero do të përfshijnë territorin e të gjithë vendit duke filluar që nga dita e nesërme. Sipas metorologes Lajda Porja temperaturat e këtyre ditëve do të jenë 5-6 gradë më të ulta në krahasim me normalen. Kjo situatë do të vazhdojë deri ditën e enjte kur pritet që të rifillojë një rritje graduale e temperaturave.

Në zonat malore temperaturat e ulta do të shoqërohen me reshje dëbore, ndërsa në zonat e ulta moti parashikohet të jetë me diell.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›