Kush po na genjen, CEZ, apo OST?
Si asnjëherë më parë, dy kompanitë që na garantojnë energji, CEZ dhe OST kanë bërë brenda dy ditëve njoftime, që nuk përputhen në tëresi, por vetëm në një pikë: ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona. Doni të mësoni se cpo ndodh? Nuk komentojmë, por japim dy njoftimet. Nxirreni vetë përfundimin.
Në një njoftim për shtyp, sot, CEZ komunikoi ndërprerje të alternuar të energjisë sipas kërkesave që i paska bërë Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST).
Pasditen e sotme, njofton CEZ do të ketë ndërprerje të energjisë në zonat: Unaza e Re, Yzberisht, Kashar, Misto Mame, Kamëz, Vorë për shkak të një difekti të OST-së.
Gjithashtu, sipas CEZ-it, për shkak të mbingarkesës së nënstacionit Sharrë, OST i ka kërkuar që të kryejë ndërprerje të alternuara të energjisë për Kombinatin, Yzberishtin, Vaqarrin, Mzezën dhe Ndroqin.
OST i paska kërkuar CEZ-it që për shkak të mbingarkesës së linjës 220 kv, të kryejë ndërprerje të alternuara të energjisë për periferitë dhe fshatrat e Lushnjës, Fierit, Vlorës, Gjirokastrës dhe Sarandës.
Mirëpo dje, OST njoftoi se në tre ditët në vijim për shkak të punimeve në sistemin e transmetimit në disa zona në Tiranë dhe Vlorë do të ketë kufizime në furnizim me energji elektrike. Kështu, në 11 janar do të stakohen dy transformatorë në nënstacionin e Selenicës dhe në oraret 09-11:30 dhe 12:00-14:30 do të ketë ndërprerje të energjisë në zonat: Bashki Selenice, komunat Armen, Llakatund dhe Selishtë të Vlorës.
OST njoftoi dje se në 12 janar, në orën 10:00-14:00 do të stakohet Linja 35 kV Sharre-TEC dhe për pasojë do të jenë pa energji zonat: Kombinat, Yzberisht, Mezez, Ndroq.
Në 13 Janar, nga ora 09:00-15:00 pasi OST do te punoje në linjat 220 kV Tirana Elbasan, do të mbesin pa energji zonat: Tufinë dhe ish Uzina e Tankeve.
Kush po genjen?
Shkrime të tjera me interes:
- Berat, rikthehen ndërprerjet e energjisë elektrike Berat- Rikthehen ndërprejet e enërgjisë në Berat dhe Kuçove. Sipas...
- Qyteti i Cërrikut pa energji elektrike Cërrik - Qyteti i Cërrikut, por edhe zonat rreth tij,...
- Kush do të jetë trajneri i ri i Atletico Madridit Bëhet i ditur emri i trajnerit të Atletico Madridit Ai...