E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vidhen kompjuterët në shtëpinë e Steve Jobs

Hajdutët kanë hyrë edhe në shtëpinë e themeluesit të “Apple”, Steve Jobs, duke vjedhur prej andej disa kompjuterë. Vjedhja e kompjuterëve dhe disa sendeve personale, në shtëpinë e Jobs në Kaliforni arrin në shumën e 60.000 dollarëve.

Policia e zonës informon se ka arrestuar një 35-vjeçar, i cili është i akuzuari kryesor për këtë vjedhje dhe ka deklaruar se nuk e dinte se e kujt ishte shtëpia.

Ndërkohë që prokurori i çështjes Tom Flattery, nuk ka dashur të qartësojë nëse objektet e vjedhura në këtë banesë i përkasin Jobs, apo pjesëtarëve të tjerë të familjes.

Themeluesi i “Apple”, Steve Jobs ndërroi jetë një vit më parë, pasi humbi një betejë të gjatë me kancerin në pankreas.

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›