E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vidhen sekretet e qeverisë australiane

Të dhëna të rëndësishme qeveritare janë kopjuar prej kompjuterit të Kryeministres Australiane, Julia Gillard dhe të paktën dy Ministrave të tjerë, bëri të ditur sot një e përditshme australiane.
 

Autoritetet e shtetit të ndodhur në Oqeanin Paqësor u informuan për këtë depërtim në sekretet e tyre nga një raport i inteligjencës amerikane, saktësoi “Sydney Daily Telegraph”.

Besohet se në dorë të piratëve kanë rënë disa mijëra emaile nga kompjuterat e të paktën 10 ministrave të kabinetit.

Autoritetet autraliane kanë refuzuar që për momentin të konfirmojnë apo mohojnë vërtetësinë e lajmit, ndërsa hetimet kanë nisur.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›