E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarandë, kapen 200 kg kanabis, në kërkim poseduesit

Policia kufitare e Sarandës pasditen e sotme ka bërë të mundur sekuestrimin e 200 kg kanabis sativa. Droga u kap në fshatin Qiflik të Sarandës, 1 km larg kufirit me shtetin grek.
Sipas informacioneve droga ishte e paketuar në 10 thasë dhe në 5 çanta dhe kishte për destinacion Greqinë. Menjëherë poseduesit e drogës janë larguar nga vendi i ngjarjes por policia po ponon për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›