E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tejkalohet kushti i BE, prodhohen 500 mijë pasaporta

Ministria e Brendshme njofton se deri tani kane aplikuar dhe po pajisen me pasaporten biometrike 500 mije shtetas. Ne kete menyre eshte tejkaluar kushti per liberalizimin e vizave qe parashikonte prodhimin e 200 mije pasaportave.

"Në bazë të të dhënave të datës 18 Shkurt 2010, numri i aplikimeve për pasaporta biometrike arriti shifrën 501 mijë.dëshirojmë të theksojmë se është e rëndësishme që qytetarët të paraqiten për të tërhequr pasaportat biometrike për të cilat kanë aplikuar. Në komisariatet dhe drejtoritë e policisë në qarqe gjendet një sasi e madhe pasaportash biometrike, të cilat nuk janë tërhequr nga qytetarët. U bëjmë thirrje këtyre qytetarëve të nxitojnë dhe të paraqiten për të tërhequr pasaportat e tyre biometrike. Rikujtojmë gjithashtu se marrja e pasaportës së re biometrike do të shoqërohet me bërjen të pavlefshme të pasaportës në përdorim nga shtetasi në momentin e paraqitjes pranë zyrave të “Aleat” në komisariatet dhe drejtoritë e policisë në qarqe", beri te ditur zedhenesi i Ministrise se Brendshme, Fatmir Konja.

ALSAT < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›