Vidheni Banksy’n!

Zinxhiri australian i hoteleve Art Siries shpiku një ankand të pazakontë artistik. Vepra e artistit grafik Banksy “Pa Lojëra me Top”, do të ekspozohet publikisht gjatë muajit janar në njërin prej tre hoteleve në Melbourn.
Hoteli iu bëri thirrje të interesuarve që të vijnë dhe të tentojnë të vjedhin pikturën e Banksy’t. Nëse dikush ia arrin kësaj, atëherë pikturën do të mund ta mbajë për vete.
"Rregullta janë: nuk guxoni ta dëmtoni inventarin e hotelit, dhe që, nëse dikush nga punonjësit ju sheh duke e vjedhur pikturën, duhet që atë ta ktheni në vend. Por, kush arrin ta vjedhë atë i paraparë nga askush, mund ta mbajë për vete”, thuhet në kumtesën e hotelit.
Thirrja drejtuar hajnave të sofistikuar të veprave artistike do të zgjas gjatë gjithë kohës së aksionit, krahas me porosinë: “Bëhuni Hajn me Stil”, e cila përputhet me qasjen e Banksy’t ndaj artit.