E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nderron jete ish trajneri i kombetares shqiptare kroati Josip Kuzhe

Josip Kuzhe nuk jeton më.
Ish-trajneri i Shqipërisë u shua në moshën 61-vjeçare në një spital të Zagrebit, duke humbur betejën e fundit të jetës ndaj leuçemisë.
I dashur pafund për tifozët e Dinamos së Zagrebit, kroati do të mbetet në kujtimin e tifozëve shqiptarë si një trajner sulmues dhe i zoti si dhe për sëmundjen që pati në Tiranë.
Madje, ndeshjen eleminatore të Europianit ndaj Bonjsë-Hercegovinës në “Qemal Stafa” e ndoqi nga spitali.
Ja edhe reagimi i tij pas golit të Duros.
Kuzhe e drejtoi Shqipërinë në vitet 2009-2011, duke alternuar sukseset dhe humbjet, ndërsa shëndeti i rënduar nuk e lejoi të vazhdonte më tej.
Kulmi i tij ishte fitorja ndaj Bjellorusisë në Tiranë.
Pas humbjes në Bosnjë, erdhën disfatat ndaj Francës dhe kapaku ishte turpërimi në Luksemburg.
Përtej veseve të përfolura të tij, kroati do të mbahet mend nga tifozët, lojtarët dhe media si një trajner i dashur, i sjellshëm dhe i përkushtuar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›