"Maskat na hodhen granaten"
Tirane - Grabitja me arme e parkingut, ne te cilen mbeti i vrare edhe nje efektiv policie eshte ritreguar serish dje ne procesin gjyqesor te "Bandes se Mirdites". Gjashte kane qene deshmitaret qe jane thirrur dje per te deshmuar nga Prokuroria e Krimeve te Renda. Deshmitari okular i kesaj ngjarjeje ka qene Preng Gjoka, i cili ka treguar momentet e para te krimit. Ne deklarimin e dhene para gjykates deshmitari ka bere me dije se ai punonte roje naten ne parkingun ne te cilen edhe ka ndodhur grabitja. " Jam shkeputur disa minuta nga puna naten e 28 qershori i vitit 2000, per te shkuar ne banese time e cila ishte perballe me parkingun. Jam ulur afer me dritaren ndersa bashkeshortja ime ishte perballe me parkingun. Ne nje moment ajo ka pare dy persona te maskuar qe kane hyre brenda dhe me ka tha edhe mua", keshtu ka nisur te deklaroje dje perpara gjykates deshmitari. Sipas tij ai ka shkuar te komshiu i tij ne katin e dyte per te lajmeruar policine. Sipas tij armen e sherbimit e kishte ne kabine, ndersa maskat ishin futur ne parking me arme ne dore. Mesohet se policia ka arritur ne vendngjarje rreth 5 minuta pas lajmerimit te tyre. "Une dale perpara dhe u kam shpjeguar ngjarjen. Policet me kane kerkuar te hap deren dhe pa e hapur akoma deren ata kane shtire ne ajer 4-5 fisheke per te trembur grabitesit. Pas gjuajtjes ne ajer tek goma e pare e makines se policise ka ardhur nje granate, e cila edhe me plagosi. Pas saj ne drejtimin tone u qellua me automatik, arme te cilat maskat posedonin, ku dhe mbeti i vdekur ne moment Pacuku. Une isha i plagosur dhe kujtova se do vdisja ndaj jam afruar shtepise time qe te vdisja aty. Me pas jam shtruar ne spital per nje jave, dhe pasojat i vuaj edhe sot, sepse kam hekur ne trup", ka vazhduar Gjoka. Pas deshmise se dhene nga Preng Gjoka ne salle eshte thirrur per te dhene deklarimet e saj edhe bashkeshortja e tij Prena. Gruaja ka treguar serish ngjarjen. Te pandehurit te cilet akuzohen nga Prokuroria e Krimeve te Renda si anetare te "Bandes se Mirdites" jane Nikoll Syziu, Dritan Ndoi (Syziu), Tom Syziu, Bardhok Syziu, Tom Gjoka e Arjan Reci. Ata akuzohen per disa vepra penale si vrasje me dashje, vrasje ne rrethana te tjera cilesuese, grabitje me arme etj.