E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherri mes grupeve zbulon droge dhe arme

BERAT- Sherri mes kater te rinjve zbulon drogen dhe municionin e fshehur ne banesa. Burime zyrtare te policise se Beratit bene me dije se diten e djeshme, nga kallezimi i bere nga nje prej te demtuarve, u be e mundur nisja e hetimeve. Mesohet se i riu me inicialet L. Z., ka bere denoncim per kanosjen nga Henri Koroveshi dhe kusheriri i tij Aldo Koroveshi. Pas marrjes se denoncimit, policia organizoi nje aksion duke bllokuar mjetin e dy personave te denoncuar. Nga kontrolli i bere ne mjet u gjet dhe bllokua ne cilesine e proves materiale nje sasi prej 2,8 gr lende narkotike kanabis sativa. Por ne banesen e Henri Koroveshit, 23 vjec, blute gjeten dhe bllokuan ne cilesine e proves materiale nje sasi prej 11,2 gram pluhur ngjyre kafe, e ngjashme me heroinen, si dhe nje sasi prej 0,85 gram kanabis sativa. Kontrollet kane vijuar edhe ne banesat e dy te dyshuarve te tjere, ku Elaldo Garulit iu gjet dhe bllokua nje kreher automatiku me 30 fisheke. Pas bllokimit te sasise se droges dhe fishekeve policia deklaroi nisjen e hetimeve ne gjendje te lire per kater personat e dyshuar, Erald Garulit per vepren penale te "prodhimit dhe shitjes se bimeve narkotike", e "mbajtjes pa leje te municioneve", Endrit Jaupit, per vepren penale te "prodhimit dhe shitjes se bimeve narkotike". Nga akuza nuk kane shpetuar as kusherinjte Aldo e Henri Koroveshi, qe hetohen per vepren penale te "shitjes dhe prodhimit te bimeve narkotike" dhe "kanosjes". Megjithese ka klasifikuar kater akuza ndaj tyre dhe ka gjetur sasi municioni dhe droge, policia ka vendosur t'i liroje te rinjte pas shoqerimit ne paraburgimin e komisariatit.

E. Hazizolli


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›