Vidhet një pikturë e Salvador Dali

Në sajë të një mashtrimi fare të thjeshtë, një person arriti ta vidhte pikturën me vlerë 150 mijë dollarë në mënyrën më komode të mundshme. Duke u shtirur si kritik arti, burri pamja e të cilit është kapur thuajse e plotë nga kamerat e sigurisë, i kërkoi njërit prej policëve lejen për t’i bërë një foto pikturës në fjalë.
Në momentin që polici është larguar pak më tutje, burri ka marrë nga muri pikturën e Dali, e ka futur në një valixhe të zezë të madhe dhe është larguar nga galeria krejtësisht i qetë dhe i pashqetësuar.
Personi që ka kryer vjedhjen spektakolare është filmuar nga kamera e sigurisë teksa largohet qetësisht me valixhen e madhe në duar. Ai është diku tek 35-45 vjeç, me flokë të rënë dhe këmishë të bardhë me të zezë. Piktura e Dali i përkiste vitit 1949 dhe quhej “Cartel des Don Juan Tenorio”.