E Diel, 1 Nëntor 2026

Vidhnin ilacet e spitalit ne pranga 2 mjeke dhe nje farmaciste

Vidhnin ilaçet në spital dhe i shisnin nëpër farmaci për përfitime personale, duke lënë në mëshirë të fatit pacientët me kancer. Tre punonjës të shëndetësisë janë arrestuar nga Task Forca e Antikrimit Financiar në policinë e Tiranës, gjate operacionit të koduar “Klekson”. Policia tha se medikamentet ishin të destinuara për t’u shperndarë falas per pacientet e Onkologjikut, ndersa te arrestuarit i shisnin ato edhe pse kishin vulen e ndalimit te tregtimit.

"Andonaq Fiqiri Zili, 38 vjeç, banues në Tiranë, Nikoll Prenush Koleci, 43 vjeç, banues në Tiranë, me profesion Doktor, Jetmira Enver Koleci, 42 vjeç, banuese në Tiranë, farmaciste në Qëndrën Spitalore "Nënë Tereza" në Tiranë. Gjatë shtrirjes në kohë të hetimit, rezultoi se medikamentet të cilat ishin përpërdorim të brendshëm, vidheshin nga shtetasit e mësipërm dhe më pas tregëtoheshin duke i shitur e përfituar shuma të konsiderueshme të ardhurash. Në cilësinë e provave materiale jane sekuestruar dy automjete të cilat shërbenin për shpërndarjen dhe transportimin e medikamenteve të vjedhura si dhe nje sasie konsiderueshme medikamentesh mjekësore të cilat arrijnë vlerën rreth 80 mijëlekë të rinj. Medikamentet u gjetën në automjetet e shtetasve të mesiperm si dhe në banesen e shtetasit Nikoll Koleci të vendosura në një ambjent garazhi, në kushte jo të pershtatshme për ruajtjen e tyre", bëri të ditur Sajmir Muca, Drejtor i policise Tirane.

Sakaq policia vazhdon ende hetimet per identifikimin e personave te tjere te perfshire ne kete aktivitet. Dy dite me pare Instituti i Statistikave publikoi nje raport ne te cilin detajohej se 70 perqind e shqiptareve u japin rryshfet mjekeve ndersa ky lloj korrupsioni eshte edhe me i larte ne zonat rurale.

Jul Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›