Formula 1 Vettel prane nje tjeter rekordi

Sebastan Vettel është vetëm një hap larg titullit kampion në Formula 1, por piloti gjerman i Red Bull bën modestin në prag të garës së ardhshme, e cila do të zhvillohet të dielën për Çmimin e Madh të Singaporit. 23-vjecari kryeson renditjen e përgjithshme me 284 pikë, ndërsa ka një distancë sigurie me 112 pikë nga ndjekësi i tij më i afërt Fernando Alonso.
“Kjo është një garë e rëndësishme ashtu si të gjitha të tjerat. Është një pistë e gjatë dhe e vështirë, megjithëse ne jemi në një pozicion shumë të mirë. Nuk ndjej asnjë lloj presioni, por dua të bëj më të bëj më të mirën për të vazhduar suksesin e garave të fundit”, ka bërë të ditur Vettel. Gjermani ka hyrë në histori si piloti më i ri në moshë që fiton një titull kampion në Formula 1, pas triumfit në sezonin e shkuar të sportit më të rëndësishëm të automobilizmit.
Tani, kur kanë mbetur edhe gjashtë gara deri në fund të këtij Botërori, Vettel është shumë pranë një tjetër rekordi, atë të titullit të dytë radhazi si piloti më i ri. “Nuk mendohj për rekorde. Sigurisht që jam i lumtur kur i arrij ato, por për miomentin jam i përqëndruar te gara e ardhshme. Jam shumë pranë titullit, por asgjë nuk është mbyllur ende’, ka përfunduar Sebastian Vettel, i cili është një nga favoritët kryesorë për të fituar Çmimin e Madh të Singaporit, megjithëse parashikimet bëjnë të ditur pritet të bie shumë shi, i cili do të kondicionojë garën në cirkuitin “Marina Bay”.
Nertan Prifti