Fjalimi i Abbas ne OKB blindohet Jeruzalemi

Jeruzalemi është blinduar, nën drojën e shpërthimit të dhunës, në ditën kur në tribunën e Kombeve të Bashkuara ngjitet kreu i autoritetit palestinez Mahmud Abbas. 22 mijë trupa janë mobilizuar në afërsi të vendeve të shenjta e sidomos xhamive për të parandaluar shpërthimin e dhunës pas përfundimit të lutjeve.
Sot autoriteti palestinez pritet të dorëzojë një kërkesë të palestinezëve për anëtarësi të plotë në OKB. Këtë e bëri të ditur i dërguari palestinez në Kombet e Bashkuara, Rijad Mansur, për agjencinë e lajmeve AFP. Më pas Ban duhet t'ia përcjellë kërkesën për pranim Këshillit të Sigurimit. Atje për të duhet të votojnë të paktën 15 anëtarë, veç kësaj asnjëra prej pesë fuqive me të drejtë vetoje nuk lejohet të votojë kundër.
Megjithatë, SHBA-ja paralajmëroi tashmë veton e saj. Në rast dështimi të kërkesës së tyre palestinezët duan të përpiqen të arrijnë së paku një status të mbivlerësuar vëzhguesi në Asamblenë e Përgjithshme si shtet jo-anëtar. Në seancën e shumë pritur të asamblesë së Kombeve të Bashkuara do të marrë pjesë dhe Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, që kundërshton me forcë statusin për palestinezët, të cilët tentojnë t’i japin fund mitit të tokës pa shtet.
Delina Bitraku