E Hënë, 2 Nëntor 2026

Merrte pensionin e nje te vdekuri arrestohet

Prej gjashte vitesh merrte rregullisht pensionin e nje personi qe kishte vdekur dhe zbulohet nga policia vetem dje kur edhe u vendos ne pranga. Sipas burimeve te antikrimit financiar eshte arrestuar nje person i cili pasi falsifikoi dokumentet e nje te vdekuri merrte pensionin e tij. Te njejtat burime tregojne se autori i falsifikimit dhe pervetesimit me ane te mashtrimit quhet Shpetim Ahmataj. Ky i fundit kishte mundur te merrte parate qe prej vitit 2004 vit ky qe perkon edhe me fundin e jetes se pensionistit. Hetime te metejshme zbuluan se i arrestuari ishte ndaluar edhe me pare po per kete veper penale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›