Aksident tragjik ne Gjirokaster vdesin 5 vete. Ne Tirane 4 te plagosur.

Nje aksident i rende ndodhi mbreme ne jug te vendit. Pese persona mbeten te vdekur ndersa dyshohet se shkak kryesor i ngjarjes tragjike ishte shpejtesia e dy automjeteve. Aksidenti ka ndodhur ne aksin rrugor Gjirokaster - Valare rreth nje kilometer larg fshatit ku nga perplasja e dy makinave gjeten vdekjen pese persona dhe nje u plagos. Makinat e perfshira ne aksident jane nje Mercedes-Benz me targa te Gjirokastres 94 73 A dhe nje Mitsubishi po me targa te Gjirokastres 14 10 B. Mesohet se pese viktimat tri femra te cilat jane ende te paidentifikuara dhe dy meshkuj Thoma Qendro dhe Mustafa Zhubaudhetonin me mjetin tip Mitsubishi. Personi i plagosur udhetonte me mjetin tip Mercedes-Benz. Pritet qe hetimet e policise te zbardhin edhe shkaqet e aksidentit te rende.
Tirane 4 te plagosur
Aksident automobilistik ka ndodhur gjate oreve te pasdites edhe ne periferi te Tiranes. Nje furgon eshte rrezuar nga nje lartesi e konsiderueshme ndersa udhetonte per ne Boville te Eperme.Nga te dhenat e para te policise mesohet se nga aksidenti kane mbetur te plagosur 4 persona te cilet jane derguar me urgjence drejt Spitalit Ushtarak. Nderkaq ne vendngjarje kane mberritur forca te shumta policie ndersa eshte ngritur grupi hetimor per te mesuar me shume per shkaqet e ketij aksidenti.