E Diel, 1 Nëntor 2026

Me "buke ne traste" drejt profesionizmit

Te gjithe duan te shkojne tek Tirana. Ne fakt, jo vetem aty, por edhe tek Dinamo nuk do te ishte aspak keq. Nese kryen nje sondazh me ata qe fitojne buken nga futbolli ne Shqiperi, me pyetjen se "ne cilin klub deshironi te luani", dy skuadrat e para ne liste do te ishin, pa dyshim, Tirana e Dinamo. Katershja e donatoreve bardheblu dhe presidenti blu, Besnik Sulaj, jane pergjithesisht te pakritikueshem. Vonesa? Thuajse te paperfillshme. Korrektesa? Thuajse e plote.
Tek Tirana jane shlyer rrogat deri ne dhjetor, madje pragu i vitit te ri i gjeti lojtaret edhe me dy shperblime (60 000 leke te reja kishte marre nje prej tyre), ndonese sipas rregullores se klubit, shperblime nuk jepen nese Tirana nuk eshte ne vend te pare (porse jepen te gjitha nese dilet kampion). Edhe Dinamo nuk eshte prapa.
Per me teper, thuhet se njeri nga donatoret tiranas, eshte bere si "Baba Tereza", sepse per te tregohen histori dhurimesh. Kushdo nga lojtaret qe mund te trokase ne dere te tij dhe te kete nje "projekt", pra nje histori halli, mund te marre para. Thuhet se vetem dy nga bardheblute nuk kane marre para sepse nuk jane kujtuar te bejne "projekte".
Por, shumekund ka probleme. Nuk eshte problemi thjesht nese ka vonesa ne pagesa, problemi nis qe tek ndertimi i marredhenieve. Shumekujt i kujtohet greva e futbollisteve te Apolonise ne dhjetor te 2006-es. Problemi me i madh aty ishte se ata futbolliste nuk kishin dokumente per te kerkuar ate qe e quanin te drejten e tyre. Ne nje shkrim te koheve krejt te fundit te "Korrierit" dilte se edhe klube te Kategorise Superiore si Besa e Kavajes apo Flamurtari i Vlores (pa folur per kategorite me te uleta), nuk figuronin ne zyrat e tatimeve, gje qe tregon se lojtaret jane "ne te zeze".
Pas kesaj kuptohet se futbollistet jane ne dore te humorit te sponsoreve. Ka nga ata qe cudisin boten me parregullsine e tyre (nje lojtar i kombetares u rrefye diku se "kam vetem 800 leke te vjetra ne xhep), ndersa ka te tjere qe cudisin me shpirtmadhesine e tyre. Ne te dyja rastet, dokumentet nuk jane as ne koshin e EC-ve, por ecet me parimin "keshtu me ka lindur ne zemer". Ky eshte nje profesionizem i minuar qe ne themel, pasi lojtaret shqiptare jane nisur me "buke ne traste" drejt profesionizmit.
Bledar Kuka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›