Shaqiri, Nexhipi, Melabe dhe te tjere perforcime
Per Artim Shaqirin, Nderim Nexhipin dhe nje qendermbrojtes, donatori i Tiranes Refik Halili shkoi dy here ne Maqedonine fqinje. Burime prane tij pohuan se Shaqiri eshte gati te vije te kampionet. Po ashtu, menaxheri Sokol Murati solli francezin Leon Melabe, 24 vjecar qe luan ne krahun e majte. Melabe do jete ne prove dhe pritet qe per te, te vendose trajneri Hafizi. Ky i fundit kembenguli per shqiptarin nga Kosova, Berat Hyseni, i cili nenshkroi edhe kontraten.