E Diel, 1 Nëntor 2026

Vidhnin tubat e ujit, dy bien ne pranga

Korce- Plackitnin tubacionet e ish-Ujesjellesit te Korces, dy te aferm bien ne pranga. Policia vendore nisi hetimet per akuzen e "vjedhjes" ne ngarkim te te dyshuarve Bledar Vincani, 29 vjec dhe Arben Dellinja, 46 vjec, banues ne lagjen nr. 8 te Korces. Ne bashkepunim te ndaluarit kane shkuar ne vendin e quajtur "Ura e Turhanit", prane fshatit Turhan, dhe kane demtuar tubacionet me qellim plackitjen e tyre. Te dyshuarit jane kapur ne flagrance pas denoncimit nga banoret dhe u jane gjetur si prove materiale 7 metra tub uji metalik te ish-Ujesjellesit te Korces, aktualisht jo ne funksionim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›