E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flijohen dy vajza, njera vdes

Dy vajza kane zgjedhur rrugen e flijimit ne rrethana te paqarta, ndersa njera prej tyre ka humbur jeten, kurse tjetra po lufton me vdekjen ne spital. Ngjarjet kane ndodhur ne Fushe-Arrez dhe Korce, kurse policia nisi hetimet per akuzen e "shkaktimit te vetevrasjes" dhe po merr ne pyetje familjaret. Policia tha se ka vdekur 26-vjecarja Vera Doda, e cila u gjet e vetevarur ne nje prej pemeve para shtepise se saj nga familjaret dhe ne gjendje te rende eshte 21 vjecarja M. Bici, banuese ne fshatin Caushli.
Fushe-Arrez
Familjaret gjeten mengjesin e djeshem te pajete dhe te varur ne litar trupin e vajzes se tyre 26 vjecare nga Fushe-Arrezi. Viktima Vera Doda ka zgjedhur nje prej pemeve para oborrit te shtepise per te kryer aktin e sakrifices ne rrethana te paqarta. Policia vendore e Pukes nisi hetimet edhe rreth dyshimeve per nje vrasje te mundshme, pasi familjaret nuk kane ditur ta shpjegojne aktin e 26 vjecares. Prinderit kane deklaruar se Vera nuk vuante nga depresioni apo te ishte grindur me ta para flijimit. I pari qe ka pare trupin ne peme ka qene vellai i te ndjeres, qe me pas njoftoi edhe prinderit. Burime zyrtare thane se paraprakisht hetohet ne pisten e vetevrasjes per motive qe ende mbeten mister. Por nje tjeter piste mbetet edhe ajo e vrasjes, ndaj grupi i eksperteve dhe mjeko-ligjori do te verifikojne nese ka shenja dhune ne trup apo eshte nje vetevrasje e paster. Grupi hetimor mesohet se po vazhdon te marre ne pyetje familjare dhe te aferm dhe te zbuloje ndonje histori per te cilen vajza mund te jete prekur para aktit fatal.
Korce
Ngjarja e dyte ka ndodhur ne fshatin Caushli te Korces te shtunen, kur familjaret derguan ne situate kritike per jeten ne spital, vajzen e tyre 21 vjecare M. Bici. Per fat te mire te afermit e kane gjetur ne kohe te rene ne banese, ndersa dyshohet se me pare kishte konsumuar nje helm te forte, bar miu, me qellim flijimin. Burime zyrtare bene me dije se ishin njoftuar nga spitali rajonal per mberritjen me simptoma helmimi te 21 vjecares dhe nisen hetimet per zbardhjen e ngjarjes. Paraprakisht mbeten mister shkaqet e aktit ekstrem te vajzes se re, ndersa hetohet per nje grindje te mundshme familjare, ose nje histori intime te mundshme me ndonje djale. Mjeket kane trajtuar me terapi intensive 21-vjecaren dhe me serum, duke arritur per momentin qe ta mbajne ne jete. Policia po merr ne pyetje familjaret dhe ka nisur hetimin per "shkaktim te vetevrasjes, e mbetur ne tentative".

2
Viktima
Brenda 24 oreve te fundit jane shenuar ne vend si pasoje e akteve te flijimit ne kushte depresive dhe rrethana ende te paqarta. Policia nisi hetimet per nje flijim me pasoje vdekjen ne Fushe-Arrez, ku viktime eshte bere nje 26-vjecare qe u gjet e vetevarur ne litar. Ngjarja e dyte ka ndodhur ne Korce, ku familjaret gjeten ne situate kritike pas vetehelmimit vajzen 21-vjecare.

Policia
Policite vendore te Pukes dhe Korces shprehen te rezervuara per dy ngjarjet tragjike dhe se po kryen hetime intensive per te zbardhur shkaqet. Mbeten mister rrethanat dhe motivet e kryerjes se akteve te flijimit nga dy vajzat, njera prej te cilave nuk i mbijetoi dot vdekjes. Familjaret jane shprehur se nuk kane pasur dijeni per ndonje shqetesim te vajzave apo per gjendje depresive qe mund te kene perjetuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›