E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha takim me Ali Ahmetin e BDI-së

Zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe Maqedoni kanë qenë temë e bisedimeve mes Kryeministri Berisha dhe kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti në kryeministri. "Paqja, stabiliteti i Maqedonisë, integriteti i saj, janë jetikë për paqen dhe stabilitetin e rajonit, sikundër konsideroj jashtëzakonisht të rëndësishëm zbatimin e plote dhe konsolidimin e marrëveshjes së Ohrit", tha Berisha.

Nga ana tij Ahmeti vlerësoi lobimin e Shqipërisë në favor të anëtarsimit të Maqedonisë në NATO. "Shqipëria është një lobiste e vërtetë, që edhe Maqedonia sa më parë të jetë anëtare e NATO, të mos jetë akoma më larg e shkëputur nga Karta e Adriatikut", tha Ali Ahmeti. Berisha i premtoi Ahmetit nëj vizitë të shpejtë në Maqedoni.

Elona Gjylmi < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›