PD: Takimi në Bruksel, vendimtar. Opozita, imazh të gabuar
Brukseli merr në shqyrtim krizën politike shqiptare. Të hënën në kryeqytetin europian zhvillohet Komiteti i parë Ndërparlamentar për Stabilizim- Asociimin BE- Shqipëri. Në tryezën e bisedimeve 14 deputetet e delegacionit shqiptar do të kenë përballë përfaqësuesit e Parlamentit Europian për të dhënë llogari mbi gjithë zhvillimet më të fundit në vend, përfshirë dhe situatën e rënduar politike.
“është një mbledhje shumë e rëndësishme pasi do të vendosë edhe se sa shpejt shqiptarët do të mund të lëvizin të lirë. Do të diskutohen çështje politike, çështje ekonomike, çështje që janë vendimtare për mbarë shqiptarët” tha Vokshi.
Por eurodeputetët pritet të dëgjojnë dy variante të ndryshme të delegacionit shqiptar, atë të mazhorancës dhe opozitës për të njëjtën çështje, krizën postzgjedhore që solli si rrjedhojë grevën e urisë. Dy prej deputetëve të PS, Arben Malaj dhe Taulant Balla, iu shkëputën ngujimit pikërisht për të përcjellë në Bruksel këtë grevë.
“është çast shumë vendimtar, është i rëndësishëm dhe opozita me radikalizimin e protestave te saj po jep nje imazh krejtëisht të gabuar në Bruksel. Po mundohet që të pengojë për interesa të caktuara procesin e integrimit, por vecanërisht liberalizimin e vizave. Unë mendoj që gjërat të diskutohen në formë serioze dhe profesionale” tha Vokshi.
Duke iu referuar grevës së 22 deputëve socialistë mes të cilëve dhe 5 gra, komenti i deputetes Albana Vokshi është ky: “Nuk e kuptoj pse zoti Rama në vend që të fusë këto 5 zonja, nuk futet vetë në grevë urie?”
Elona Gjylmi
< I mëparshmi