E Diel, 1 Nëntor 2026

Vidhte biçikleta e monopatina në Tiranë, arrestohet 22-vjeçari, me precedent të mëparshëm penal

Policia e Tiranës ka vijuar operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, duke zbardhur dhe dokumentuar 8 raste të kryera kryesisht gjatë muajit të fundit.

Si rezultat i punës hetimore të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Komisariatin Nr. 2, u identifikua dhe u vu në pranga shtetasi E. P., 22 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Nga hetimet dyshohet se i riu është autor i vjedhjes së 6 biçikletave, 1 monopatine dhe të një dyqani, ngjarje të ndodhura gjatë muajve maj dhe nëntor. Mjetet e vjedhura shiteshin më pas në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Policia bën me dije se vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve që mund të jenë kryer nga ky shtetas. Materialet i janë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›