E Diel, 1 Nëntor 2026

“Fanoliada” – Një zë që i thërret kujtesës

Në kuadër të festave kombëtare, teatri muzikor “Fanoliada”, i konceptuar sipas veprës antologjike “Albumi” të Fan Nolit, erdhi në skenë me vepra muziko-teatrale, me rastin e 60-vjetorit të vdekjes së Fan Nolit.

Me muzikë të Blerina Shalarit dhe me rol kryesor nga aktori i mirënjohur i Teatrit Kombëtar Shqiptar, Dritan Boriçi, kjo vepër solli një udhëtim poetik dhe muzikor, në një performancë ku fjala, zëri dhe muzika bashkohen për të krijuar një përvojë të veçantë artistike.

Alda dhe Blerina Shalari patën një përvojë të shkëlqyer në bashkëpunimin me aktorin Dritan Boriçi edhe me “Homeriadën”, një melodramë e Blerinës e luajtur në 11 shfaqje dhe me pjesëmarrje në një konkurrim ndërkombëtar.

Kjo vepër jep mesazhin e triumfit të përparimit dhe të vlerës njerëzore mbi gjithçka. Ajo është një tablo peizazhike e natyrës, e përzier me lirizmin dhe epizmin shqiptar.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›