Matura,provimet në fillim të qershorit

Provimet e Maturës Shtetërore janë duke u afruar. Edhe sivjet ashtu si edhe vitet e tjera do të ketë ndryshime. E reja thelbësore është se këtë vit provimet do të zhvillohen më shpehjt pra do të fillojnë në 1 qershor në mënyrë që edhe nxënësit të dinë rezultatet e provimeve në momentin që do të plotësojne formularët e aplikimit për shkollën e lartë. Por sa të qartë e kanë nxënësit këtë sistem që sivjet vjen me ndryshime? Ka nga ata që ndjejnë se përshpejtimi i provimeve i favorizon, por ka edhe nga ata nxënës që mendojnë se ndryshimet nga viti në vit i çorientojnë.
Ndryshe nga vitet e tjera sivjet nuk do të ketë fazë të tretë aplikimi pra formularë A3, por do të ketë vetëm formularë A1 dhe A2.
Ndryshe nga vitet e tjera sivjet nuk do të ketë fazë të tretë aplikimi pra formularë A3, por do të ketë vetëm formularë A1 dhe A2.