Janukoviç: Nën drejtimin tim është interesi i Ukrainës, jo i Rusisë

Presidenti i sapozgjedhur ukrainas, Viktor Janukovich në një intervistë të dhënë për CNN deklaroi se ai nuk është një vegël e Moskës.
"Gjatë mandatit tim si president, prioritet kryesor është interesi kombëtar ukrainas dhe jo ai rus. Do të marr vendime vetëm në bazë të interesit kombëtar të Ukrainës", tha Janukovich.
Presidenti i bëri thirrje edhe rivales Youlia Timoshenko që të njohë zgjedhjet dhe të mos tradhëtojë parimet e vetë revolucionit të saj 'Portokalli'.
Kryeministrja ukrainase Yulia Timoshenko qysh prej mbylljes së proçesit zgjedhor dhe shpalljes së fitores së Janukovich ka vazhduar heshtjen për shtyp.
Kryeministrja ka shtyrë bile edhe mbledhjen e qeverisë, të parashikuar për ditën e mërkurë. Sipas një njoftimi zyrtar mbledhja e qeverise u shty me datë 11 shkurt për t'u dhënë mundësi zhvillimit të homazheve të një zyrtari të lartë i cili vdiq ditën e martë.