E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vieria: Nuk e kuptoj eliminimin

Mesfushori francez, Patrick Vieira, nuk gjen asnjë lloj shpjegimi për eliminimin skandaloz të përfaqësueses së tij nga Botërori, Afrika e Jugut 2010.

"Unë ndjehem tejet i zhgënjyer, por kjo mund të ndodhë në sport, na ka ndodhur edhe në vitin 2002. Ajo që më bezdis është se çfarë ndodhi në ditët e kaluara. është e vështirë të kuptohet, por në fund të një kapitulli, fillon kapitulli i ri", theksoi Vieira për ITV.

Skandali ka prekur të gjitha shtresat e kombit francez, ndërsa kjo çështje ka shkuar aq larg, sa që me të është duke u marrë edhe presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›