E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i PPE takon kryeministrin Berisha

Kryetari i grupit të Partive Popullore të Parlamentit Evropian, Joseph Daul nis sot takimet në Tiranë. Axhenda e takimeve nis me kryeministrin Sali Berisha me te cilin Daul do të mbajë edhe një konferencë për shtyp. Daul do të ketë gjatë ditës edhe takime me zyrtarë të tjerë ta lartë të mazhorancës, ndërsa nuk pritet ndonjë takim me përfaqësues të opozitës, edhe pse ai është treguar i gatshëm për një takim të tillë.
Kryetari i grupit të partive Popullore të Parlamentit Evropian, Joseph Daul, së bashku me eurodeputetin Martin Schultz, kryetar i grupit të partive të majta në Parlamentin Evropian, ishin dy negociatorët për gjetjen e një zgjidhje të situatës politike në Shqipëri.
Të dy eurodeputetët u takuan disa javë më parë në Strasburg në një darkë pune me kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin e Partisë Socialiste të opozitës Edi Rama.
Para vizitës në Tirana, Daul ka deklaruar se nuk shpreson në një marrëveshje mes palëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›