E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maradona, akuza dhe shou

Fitore dhe polemika. Argjentina zotëron të gjithë skenën e Botërorit, në fushë dhe në sallën e shtypit. Nga Maradona te Mesi pyetjet janë të shumta. Maradona është gjithmonë një protagonist.

AKUZAT – Trajneri i Argjentinës, Diego Armando Maradona sulmon: “Nga fillimi i këtij kampionati të gjithë janë duke folur për të famshmen fair-play, por nëse do të pickojnë Mesin në vazhdimësi, atëherë çfarë futbolli jemi duke luajtur? Përse arbitrat nuk nxjerrin jashtë kartonët e verdhë?”. Maradona sulmon sërish: “Greqia luajti pisët dhe arbitri e lejoi”.

SULMI- Tri ndeshje, tri fitore, Maradona dhe Argjentina fluturojnë dhe nuk dinë të ndalen. Ndërhyrja e radhës është një tjetër akuzë: “Pele, Bekenbauer, Platini dhe të gjithë emrat e mëdhenj që janë në FIFA, në vend të preokupohen për ato që thotë Maradona, përse nuk shqetësohen për futbollin? Duket se këtyre njerëzve nuk iu intereson. Për shembull topi: është i pamundur ta kontrollosh”

KOMPLIMENTE – Pasi ka ezuaruar polemikat, Maradona vazhdon me komplimente. “Zëvendësat e mi Mankuzo dhe Enrike donin të që të fusja në fushë Higuainin, por unë përkundrazi thashë ‘të hyjë Palermo’. Është thuajse 37 vjeç, dhe u bë golashënuesi më i vjetër (argjentinas) në botëror”. Më në fund Mesi. “Nuk po shënon gol? Më mirë se sa ka luajtur është e pamundur. Për të bërë gol, tani i duhet të hyjë në portë me gjithë topin”. Edhe një përgjigje për ata që kanë kritikuar “seleccion”-in. “Kanë gabuar duke më kritikuar. Ne jemi këtu për të mbrojtur bluzën tonë, duam të nderojmë vendin tonë. E di se në Argjentinë ka shumë entuziazëm, njerëzit janë të kënaqur, por mund të jenë të qetë për të ardhmen tonë. Skuadra është mirë”.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Merkure, 23 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›