Lipi: “Nuk është ndeshja jonë e fundit”

Italia do të përballet me Sllovakinë, një ndeshje shumë thelbësore për të ardhmen e Kombëtares së saj. Trajneri i Italisë, Marçelo Lipi, bëri “katenaçio” ndaj formacionit që do të hedhë në fushë kundër Sllovakisë, por premtoi një skuadër të gjithën në sulm. Trajneri i Italisë iu shmang komenteve në lidhje me deklarimet e ministrit të Reformave, Umberto Bosit, në lidhje me thëniet e këtij të fundit për një “blerje të mundshme të ndeshjes kundër Sllovakisë”. Fantazisti Andrea Pirlo do të jenë në bankinë. Lipi ishte me humor të mirë në gjatë konferencës për shtyp, dhe përkrah tij ishte dhe kapiteni Fabio Kanavaro.
LIPI – “Nuk dëshiroj që kjo të jetë ndeshja e fundit për ne. Dëshirojmë të kalojmë turin. Nuk kemi bërë mirë deri tani, por d të bëjmë më mirë dhe do të shkojmë përpara. Nga njoftimet që vijnë nga Italia shqetësohet federata. Unë preokupohem vetëm për lojtarët. Kritikat nga jashtë? Skuadra nuk duhet të përgjigjet. Do të kërkojmë të bëjmë më mirë në sulm në raport në ndeshjet e fundit. Prapa duhet akoma më shumë vëmendja mbi krosimet. Për të bërë formacionin nuk bëj llogari nga lodhja në dy ndeshjet e para. Pirlo do të jetë në bankinë. Është në dispozicion”.
PËR SLLOVAKINË – “Ka sulmues të shpejtë, që ndryshojnë pozicionet. Kanë vetëm një rezultat në dispozicion të fitojnë, dhe do ta provojnë ta bëjnë. Një krahasim me ndeshjen e katër viteve më parë me Republikën e Çekisë? Atëherë me një barazim kualifikoheshim, tani mund të mos mjaftojë”.
KANAVARO – “Janë dy vite që ndjekim një objektiv. Të ndalemi tani do të ishte një mëkat, më e bukura nuk ka ardhur akoma. Përgjegjësi? Kjo ekziston gjithmonë. Luajmë në një Botëror. Por, nuk kemi frikë. Skuadra është e gjallë. Ka vetëm nevojë për fitore për të rikuperuar entuziazmin. Të gjithë thonë se jemi të vjetër, e se dimë vetëm të mbrohemi, por askush nuk do të përballet me ne”.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Merkure, 23 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili