Pakistani: SHBA po shkel sovranitetin
Islamabad- Sulmet amerikane me raketa kundër militantëve në Pakistan nuk ndihmojnë përpjekjet në fushatën e kryesuar nga Shtetet e Bashkuara kundër militantizmit, bëri të ditur sot një zëdhënës i presidentit Asif Ali Zardari. Zardari i diskutoi sulmet me ambasadoren amerikane Anne Pattersoin në një drekë dje, tha zëdhënësi i presidentti Farhatullah Babar.
Pakistani i kundërshton sulmet në territorin e tij, duke thënë se ato jo vetëm shkelin sovranitetin, por janë kundërproduktivë në përpjekjet për të luftuar militantët në zonat pashtune etnike në kufirin afgan.
Helikopterë amerikanë pa pilotë lëshuam të premten tre raketa në Pakistan, duke vrarë 17 veta, bënë të ditur dëshmitarët dhe zyrtarë të shërbimit të zbulimit në sulmin e parë të tillë që kur Barack Obama u bë president i i Shteteve të Bashkuara.