Autobomba vret 14 civilë në kryeqytetin somalez
Somali, 24 janar, 12.31, NOA – Shpërthimi i një autobombe drejtuar nga një atentator i cili donte të vriste në fakt një përfaqësues të paqes të Unionit Afrikan, ka lënë të vdekur në vend 14 civilë në kryeqytetin somalez, Mogadishu.
Që nga viti 2007, në këtë vend ka kundërvënie mes islamikëve dhe qeverisë së përkrahur nga Perëndimi. Sulmet janë intesifikuar kohët e fundit, kur qeveria e Etiopisë, e cila është aleate me atë somaleze, ka tërhequr trupat e saj nga Mogadishu.
n.e/NOA