Vietnami regjistron temperaturën të lartë, mbi 44 gradë C

Vietnami ka regjistruar temperaturën e tij më të lartë ndonjëherë, 44 gradë Celsius.
Rekordi u vendos në provincën veriore të Thanh Hoa, ku zyrtarët paralajmëruan njerëzit të qëndrojnë brenda në kohërat më të nxehta të ditës.
Edhe vendet e tjera të rajonit kanë përjetuar mot jashtëzakonisht të nxehtë raporton BBC.
Tajlanda raportoi një rekord të barabartë me 44.6 gradë Celsius në provincën e saj perëndimore Mak.
Ndërkohë mediat e Mianmarit raportuan se një qytet në lindje kishte regjistruar 43.8C, temperatura më e lartë për një dekadë.
Të dy vendet përjetojnë një periudhë të nxehtë para sezonit të musonit, por intensiteti i nxehtësisë ka thyer rekordet e mëparshme.
Në Hanoi, eksperti i ndryshimeve klimatike Nguyen Ngoc Huy i tha AFP se rekordi i ri i Vietnamit ishte “shqetësues” duke pasur parasysh “kontekstin e ndryshimit të klimës dhe ngrohjes globale”.
“Unë besoj se ky rekord do të përsëritet shumë herë, kjo konfirmon se modelet e klimës ekstreme po provohen të jenë të vërteta”, tha ai.
Bota tashmë është ngrohur me rreth 1.1C që nga fillimi i epokës industriale dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten nëse qeveritë nuk bëjnë shkurtime të mëdha të emetimeve.
/rtsh.al/